Arrestohet Elvis Gacajt një nga pjestarët e bandës së kokainës në Tiranë

637
Sigal

Katër anëtarë të një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës kanë rënë në pranga pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ata janë kreu i dyshuar i bandës, Leonard Duka si dhe anëtarët: Elvis Gacaj, Oltion Loga, Dritan Agaj.

Gjatë operacionit u sekuestrua drogë, dhe disa makina luksoze, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni Policia ka sekuestruar edhe disa armë dhe dy makina të blinduara

Dy prej të arrestuarve janë ndaluar pranë gjimnazit “Partizani”, ndërsa policia vazhdon kontrollet e imtësishme në shumë banesa të tjera.

Një nga të arrestuarit, Elvis Gacajt, njihet për të shkuarën e tij kriminale.

Në vitin 2015,  Gaçajt ishte objektiv i një atentati me armë ku edhe mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi te lulishte ‘1 Maji’.

Në vitin 1992 kur ishte vetëm 17 vjeç, Gacaj vrau me thikë një bashkëmoshatarin e tij kur kreu vetëm 5 vite burg.

Ndërsa në vitin 2008, u arrestua pasi ishte i dyshuar për plagosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M..

Gacaj mbahej nën vëzhgim nga Policia si person me precedent në shpërndarjen e narkotikëve, kryesisht jashtë vendit si në Itali, Holandë, Spanjë etj.

Në 3 Tetor 2015, Gacaj mbeti i plagosur rëndë pranë lulishte 1 Maji, ndërsa mbetën të vrarë Aurora Oskian, 30 vjeçe dhe Kevin Rugova, 23 vjeç.