Arrestohet Domart Konjari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia franceze

683
Arrestohet në Kapshticë një prej eksponentëve të krimit në Shqipëri, Domart Konjari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia franceze si pjesë e një organizate që trafikonte kokainë. Konjari, i njohur si një prej anëtarëve të bandës në “Rrugën Bardhyl”, u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dy ditë më parë, ndërsa tentonte të korruptonte policinë për të lejuar kalimin e një mikut të tij me dokumente false. Por pas hetimeve, policia zbuloi se Konjari ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve franceze të cilat e akuzojnë si anëtar të së njëjtës organizatë kriminale ku bën pjesë edhe Jamarbërt Madhaj, 36 vjeçari nga Kavaja që u dënua me 9 vite burg javën e kaluar.
Anëtarët e kësaj organizate që ka vepruar në qytetin francez të Renes gjatë periudhës 2006- 2008, janë nën akuzë për trafik kokaine dhe për vrasjen e një bosi të mafias franceze. Procesi gjyqësor ndaj organizatës, nisi të enjten dhe pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Konjari dhe Madhaj, dyshohen se kanë qenë krerët e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës. Kokaina vinte me anije nga Venezuela për tu shpërndarë më pas në vendet e Europës si Francë, Itali dhe Vendet e Ulëta. Sasia e fundit e drogës prej 3,5 ton u kap nga autoritetet franceze në vitin 2006 në ishujt Kanarie. E njëjta bandë dyshohet të të jetë përgjegjëse edhe për vrasjen e një bosi francez të mafies nga Nanta në 2010. Organizata e përbërë nga shqiptarë dhe francezë, dyshohet se furnizonte dhjetra qytete të Francës me kokainë. Konjari njihet per drejtesine shqiptare si mik i Franc Konomit, ky i fundit i vrare ne 2010 ne Tirane, nje vit pasi ju be atentat ne Spanje Domart Konjart.
Sigal