Arrestohet djali që kërcënoi me pistoletë dhe përplasi me makinë, moshatarin e vet

69
Një 25-vjeçar nga Cerriku, Liars Alisha, ka kërcënuar me pistoletë, një moshatarin e vet A.K. nga ku qytet tek Kryqëzimi i Yllit. 

Si të mos mjaftohej me kaq, Alisha, në lagjen nr.2, në aksin rrugor Cërrik – Belsh, afër një karburanti, me makinën e tij BMË me targa AA 231 ML është përplasur me Benz-in me targa BH 360 HT që drejtohej nga A.K.

Por, nga goditja, është plagosur vetë kërcënuesi Alisha që nuk kishte fare patentë si dhe shoku që kishte në makinë, L.F., 27 vjeç dhe kanë përfunduar në spitalin Kirurgjik Elbasan, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia menjëherë bëri arrestimin e kërcënuesit, Liars Alishës, të cilit i gjeti edhe një fishek.

Alisha akuzohet tani për veprën “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.