Arrestohet djali problematik i një familje në Mat, iu gjet kallashnikov në banesë

53

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Policia e Matit arrestoi shtetasin Geg Gjini, banues në Stojan-Ulëz.

Të riut iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 27 fishekë.

Siç pohojnë burimet zyrtare të policisë, 22 vjeçari ishte i njohur si problematik në marrëdhëniet familjare(konflikte familjare) dhe ishte  shoqëruar disa herë nga Policia.

“Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore dhe ato të ardhura nga qytetarët se ky shtetas dyshohej se kohët e fundit mund të kishte gjetur dhe mbante armë zjarri pa leje, nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje, si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit ka organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë” sqaron policia.

Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.