Arrestohet bosi i një bande të rrezikshme, armë, drogë dhe prostitucion

400
U tregoi efektivëve të policisë një patentë sllovene dhe një emër fals. Në të vërtetë ishte ish – bosi i një bande të shpërndarjes së drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar më parë nga Italia fqinje. Bëhet fjalë për 31 – vjeçarin Xhevdet Lamaj, për të cilin dyert e burgut duket se janë rihapur. Ai u ndalua gjatë një operacioni të policisë italiane në Mogliano, Veneto, ndërsa udhëtonte me një mercedes që drejtohej nga një 47 – vjeçar. Sipas mediave italiane kanë qenë pikërisht dokumentet false, që Lamaj i ka paraqitur oficerëve të policisë, që ka rritur dyshimet duke bërë që të shoqërohej për në komisariat, për kontrolle të mëtejshme, nga ku dhe doli identiteti i tij i vërtetë.

 Ai u arrestua nga oficerët e policisë. Banda e drejtuar nga Xhevdet Lamaj u shkatërrua në një operacion të koduar nga karabinierët “Kalibri”, në vitin 2011. 11 persona ranë në pranga, si pjesë e kësaj bande të trafikut ndërkombëtar të drogës, shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të armëve. Në 2012 – ën gjykata dha në total 26 vite burg për të akuzuarit. Në 2014 – ën Xhevdet Lamaj u dëbuar nga Italia, mesa duket për t’u rikthyer me identitet të rremë.
Sigal