Arrestohet biznesmeni nga Elbasani, kapet “mat” me kokainë (Emri)

87
Pronari i një lokali në Elbasan është arrestuar pasi në biznesin e tij u gjetën 11 gramë kokainë.
Gjatë kontrollit të një lokali gjenden dhe sekuestrohen 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe një peshore elektronike
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Arzen Dehari, 46 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti” janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike.
Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.