Arrestohet azilkërkuesi shqiptar, tenton të përdhunojë një 58-vjeçare në park

512
Që prej ngjarjes së rëndë në Këln, të tilla incidente me protagonistë refugjatët dhe azilkërkuesit, pushtojnë faqet e para të gazetave gjermane. Një 22-vjeçar nga Shqipëria, azilkërkues në Gjermani, është prangosur pasi tentoi të përdhunonte një 58-vjeçare në një park në Siratal.
Sipas mediave lokale, gruaja po shëtiste në park, kur shqiptari iu afrua dhe e sulmoi seksualisht. Sipas dëshmitarëve, i riu e mbante me forcë 58-vjeçaren, teksa e prekte në vendet intime.
Shqiptari ia mbathi pasi në vendin e ngjarjes u afruan disa qytetarë, ndërsa policia mundi ta arrestonte 45 minuta më vonë.
Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna zyrtare nga ana e policisë gjermane në lidhje me identitetin e shqiptarit.
Gjermania është përfshirë nga protestat, pas sulmeve në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku emigrantët kanë kryer sulme seksuale, përdhunime dhe grabitje ndaj grave në disa qytete të mëdha të Gjermanisë, ku autorët e krimeve ishin kryesisht burra të ardhur nga Afrika e Jugut.
Zyrtarët gjermanë thonë se pothuaj të gjithë të dyshuarit e sulmeve ndaj grave në Këln në natën e Vitit të Ri ishin “me origjinë të huaj.” Sipas autoriteteve 19 të dyshuar janë aktualisht duke u hetuar, duke përfshirë 14 persona nga Maroku dhe Algjeria. Dhjetë nga të dyshuarit janë azilkërkues, nëntë prej të cilëve mbërritën në Gjermani pas shtatorit të vitit 2015.
Ngjarjet e fundit kanë nxitur një debat të ashpër mbi politikat gjermane të emigrimit. Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere bëri thirrje për miratimin e masave më të ashpra për ndëshkimin e autorëve të sulmeve të ndaj grave.
Sigal