Arrestohet autori i masakrës në Vlorë

472
Sigal

Edhe një herë tjetër, Policia e Shtetit është e paaftë që të parandalojë krimin në vende publike

Masakra e Vlorës, ku 3 pushues mbetën të vrarë, në mes të ditës, në një nga vendet më të populluara në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë, dëshmoi se policia e shtetit është e paaftë që të parandalojë krimin ndaj qytetarëve. Autorët e krimit kishin kohën e mjaftueshme, që të mbillnin vdekjen në një nga vendet më të populluara në plazh, si edhe u larguan pas krimit me makinë, në mes të ditës, në pikun e trafikut, vetëm policia e shtetit nuk pati kohë, mundësi që të bënte asgjë. Policia e shtetit nuk ka asnjë plan operativ kundërveprimi ndaj krimit. Nuk mundi të organizonte në kohë të shkurtër asnjë postbllok dhe të bënte të mundur që të arrestoheshin në atë çast autorët e krimit. A kishte policia e shtetit  punonjës shërbimi në atë zonë dhe në atë kohë? Të gjitha gjasat janë që policia të mos kishte punonjës fare në atë zonë dhe në atë kohë, derisa reagimi i saj ishte i vonuar. Ose tjetra. Mund të kishte ndonjë punonjës, por nuk reagoi fare. Ose nga frika, ose mund të jenë edhe ata të inkriminuar. Kjo është detyra e policisë që të analizojë vetveten. Shumë orë më vonë, është bërë e mundur që të identifikohet  dhe  të arrestohet autori i masakrës që tronditi pushuesit e bregdetit të Vlorës pasditen e së dielës,  i cili quhet Leo Osmani 18-vjeç, është autori i masakrës që tronditi gjithë shqiptarët. Ky person i cili akuzohet si vrasësi i 3 pushuesve, është  me precedent penale, ndërsa, paralelisht, po hetohet për persona të tjerë që kanë bashkëpunuar në ngjarjen e rëndë. Policia e shtetit ende nuk ka mundur të gjejë makinën me të cilën u larguan autori dhe bashkëpunëtorët e tij, pas krimit. Kjo është një nga treguesit e paaftësisë profesionale të policisë së shtetit. Sipas të dhënave paraprake të nxjerra nga hetimi, rezultoi se ngjarja kishte si shkak një sherr të çastit mes autorit të dyshuar dhe disa të rinjve nga Fieri për motive dobëta. “Nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake, ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., 17-vjeç dhe Sokol Isufaj 34-vjeç, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal.