Arrestohet autorët që goditën kreun e PD Sarandë

457
Policia e Sarandës ka mundur të identifikojë dhe verë në pranga autorët e plagosjes së kreut të Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema.
Autorët mësohet se janë dy 17-vjeçarë, Kevin Hoxhaj dhe Dorian Kamberi, ndërsa nuk dihen ende arsyet pse të rinjtë e kanë sulmuar Memën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në bulevardin e Sarandës, ku Harizi i shoqëruar nga vajza e tij e vogël si dhe një anëtari të PD-së dhe po lëviznin përgjatë rrugës. Dy personat e kanë goditur atë me sende të forta, duke i shkaktuar plagë për të cilat mori mjekim në spital.
Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema tha se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person. PD e cilësoi goditjen e tij një sulm banditesk dhe kërkoi vënien e autorëve para drejtësisë.
Sigal