Arrestohet 60-vjeçari, dhunoi xhaxhain me mjete të forta

480
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Seit Hoxha, 60 vjeç, banues në fshatin Gërnec – Vlorë.
Sipas policisë, kapja dhe ndalimi i këtij personi u krye nga Shërbimet e Policisë së Vlorës në fshatin Gërnec pranë banesës së tij, pasi më datë 06.12.2015, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij, shtetasin D.H (ngjarje e ndodhur në fshatin Gërnec).
Për këtë vepër penale ndaj shtetasit Seit Hoxha, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Dhunë në familje”
Sigal