Arrestohet 59-vjeçari në Laç, u gjet një pistoletë pa leje

442
Një 59-vjeçar u arrestua nga policia e Lezhës pasi në dyqanin e tij ju gjet një pistoletë me mulli pa leje.
Efektivët e Lezhës vunë në pranga Shpëtim Aliajn pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Policia ushtroi kontroll në dyqanin e tij në Laç dhe gjeti e sekuestroi armën e zjarrit.
Ai akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” 
Sigal