Arrestohet 57-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti, mbanin armë e municione në banesë

456
Blutë e Komisariatit të Kurbinit kanë arrestuar në flagrancë një grua si dhe kanë shpallur në kërkim bashkëshortin e saj pasi në shtëpinë e tyre kanë gjetur armë dhe municione.
Mësohet se është vënë në pranga 57-vjeçarja File Bajrami, banuese në Kurbin pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pushkë mod.63, dhe 86 fishekë mod.56, qe i mbanin pa leje.
Po kështu është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj shtetasi Idriz Bajrami, 58 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal