Arrestohet 57-vjeçari në Shkodër për kultivim të bimëve narkotike

408
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. I arrestuari është shtetasi Sherif Shegaj, 57 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E.N., 23 vjeç, banues në Shkodër. Këto dy shtetas dyshohet se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në një tokë në pronësi të shtetasit Sherif Shega në fshatin Melgushë, ku u gjetën dhe u asgjësuan 720 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Sigal