Arrestohet 56-vjeçari, mbante familjen të mbyllur

387
Policia e Fierit ka arrestuar një 56-vjeçar pasi ka kundërshtuar policët e bashkisë dhe ka plagosur njërin prej tyre. Ai mbante prej dy muajsh gruan dhe vajzën të mbyllur në shtëpi. Burime nga policia e Fierit thane se është arrestuar shtetasi Kozma Kola, 56 vjeç, banuese në lagjen Nr.1 Rroskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar punonjësit e bashkisë dhe shërbimet e policisë për të hyrë në banesën e tij, të cilët do të nxirrnin nga banesa bashkëshorten, shtetasen L.K, 54 vjeçe, dhe vajzën e tij U.K, 7 vjeçe, të cilat i mbante të mbyllura në banesë për një kohë prej dy muajsh. Gjatë kundërshtimit ka qëlluar me sopatë derën e banesës duke thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në sy punonjësi i policisë,shtetasi L.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekesor.
Sigal