Arrestohet 55-vjeçari, kanosi një bari

415
Një 55-vjeçar nga Lezha është arrestuar një ditë më parë nga policia, pasi akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë Pashk Lleshi, banues në Mirditë.
Shkak është bërë një konflikt për motive të dobta me një 44-vjeçar me inicialet M.P.. Nga oborri i shtëpisë së tij, Leshi kishte qëlluar me armë zjarri gjuetie drejt një kodre në distancë 800 metra ku kulloste bagëtitë shtetasi M.P..
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për akuzat e kanosjes, prodhimit dhe armëmbajtjes pa leje.
Sigal