Arrestohet 54-vjeçari, i sekuestrohet një pushkë, dhunonte bashkëshorten

428
Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 54-vjeçar për dhunim të bashkëshortes së tij.
Agim Dakare, banues në fshatin Kukër u kap në flagrancë në banesën e tij mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga blutë e komisariatit të Gramshit se ky shtetas ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, solli si rezultat parandalimin e një ngjarje kriminale, pasi në banesë iu gjet dhe sekuestrua gjatë kontrolit një pushkë model 54 dhe fishekë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .
Sigal