Arrestohet 52-vjeçari shqiptar, plagos gruan me thikë

497
Sigal

Një shqiptar 52 vjeç u arrestua nga karabinierët në San Giorgio Jonico, pasi ka goditur me thikë në bark gruan e tij.

Ai ishte në ‘arrest shtëpie’ për prostitucion dhe pasi është zënë me bashkëshorten për arsye banale, e ka goditur atë me thikë në bark.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja u dërgua menjëherë në spital, ku po kurohet e është jashtë rrezikut për jetën. Burri është dërguar menjëherë në paraburgim.

Mësohet se burri i arrestuar ka qenë shpesh herë problematik me ligjin.

Karabinierët e pranishëm në vendngjarje thanë se gruaja ishte me fat që shpëtoi, pasi ngjarja mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për jetën e saj.