Arrestohet 51-vjeçari nga Librazhdi, prezantohet si punonjës i antiterrorit

63
Një 51-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga blutë e këtij qyteti pasi ai është prezantuar si punonjës i Antiterrorit gjatë një kontrolli të bërë nga policia.
Por këtë “detyrë” ai e kishte edhe të dokumentuar, pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë atij i janë gjetur me vete dy karta “Antiterror” me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”, dhe një yll me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”
51-vjeçari Hysen Balliu, nga fshati Funarës i Librazhdit tashmë do të përballet në gjykatë me akuzën “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”