Arrestohet 51 vjeçari në Dibër

513
Sigal

Drejton automjetin në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore 51-vjeçari, i dehur në masën 1.79 mg/l.

Nga Specilistët e Policisë Rrugore në D.V.P.Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.M, 51 vjeç, banues në fshatin Muhurr, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë është konstatuar nga shërbimet e policisë, duke drejtuar mjetin tip ‘benz’, me targa gjermane, në gjendje të dehur, në masën 1.79 mg/l.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.