Arrestohet 49-vjeçari, iu gjetën në magazinë 34 thasë kafe pa faturë

453
Policia e Kukësit ka arrestuar një 49 vjeçar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi, në zonën industriale Kukës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 thasë me kafe, me peshe totale 2040 kg, si dhe një sasi pije alkoolike të ndryshme, për të cilat nuk dispononte faturë. Në pranga u vu Fikri Jonuzi, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”. Arrestimi 49-vjeçarit u bë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Policisë Kukës.
Sigal