Arrestohet 49-vjeçari i shumëkërkuar për terrorizëm në Tiranë

444
Policia e Tiranës ka vënë në pranga orët e vona të së enjtes një 49-vjeçar të shumëkërkuar nga Inerpol për akte terroriste. Burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Anton Nokaj, lindur dhe banues ne fshatin Petrofsk, Komuna Kamenice, Kosove.
Ky person është kapur nga Forcat Shqiponja në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë me dy dokumente identifikuese me të dhëna të ndryshme, por me foto të njëjtë. Burimet thonë se një nga dokumentet që i është kapur 49-vjeçarit është e shtetit të Kosovës dhe tjetra e Serbisë. Për arrestimin e Nokajt mësohet se kishte dhënë urdhër Interpol për shkak se dyshohej se bënte propagandë për Shtetin Islamik.
Urdhri 
Në muajin shtator të vitit të kaluar, Interpol kishte dhënë urdhër autoriteteve policore që sapo të identifikohej ndonjë person me dy identitetet Anton Nokaj dhe Adrian Mali, të arrestohej menjëherë. Po ashtu, t’i sekuestrohej çdo laptop, telefon apo Ipoad që mbante me vehte, pasi pasi përbënin rrezikshmëri për sulme terroriste.
Ndërsa fati më i mirë i Policisë së Tiranës ishte se e kapi në flagrancë 49-vjeçarin me dy dokumentet identifikuese të sipërpërmendura. Ndërkohë, informacioni i Interpol ishte shpërndarë në çdo pikë kufitare të Shqipërisë, ndërsa i arrestuari në vendin tonë dyshohet të jetë futur në rrugë ilegale
Sigal