Arrestohet 49 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm

465
Policia Kufitare ka ndaluar në Kakavijë një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Burime nga Policia thanë se 49 vjeçari David Gjokeja është ndaluar dhe gjatë verifikimit rezultoi se është në kërkim dhe i dënuar për vrasjen e dy qytetarëve. David Gjokeja ka tentuar kalimin në kufi me gjeneralitete të rreme por gjatë verifikimit ai është ai është ndaluar dhe arrestuar nga Policia. Materialet janë dërguar për veprime të mëtejshme Policisë së Durrësit.
Sigal