Arrestohet 46-vjeçari në Elbasan, iu gjetën 2 kg kanabis në banesë

490
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arben Hysa, banues në Elbasan u arrestua në banesën e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 2 kg kanabis dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .
Sigal