Arrestohet 44-vjeçari në Sarandë, shkaktoi aksident pasi ishte në gjendje të dehu

504
Policia e Sarandës ka vënë në pranga 44-vjeçarin Albert Çakuli, pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugën Butrinti, në lagjen Nr.1, Sarandë, duke drejtuar mjetin e tij tip ”BMË”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe është përplasur me mjetin tip ”SMART”.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën, Albert Çakulli si edhe drejtuesi i mjetit tip Smart, XH.M., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar me aparatin ”DRAGER”, rezultoi se Albert Çakuli ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.68mg/l.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 
Sigal