Arrestohet 42-vjeçari, pjesë e një bande, transportoi 120 kg kanabis nga Shqipëria

446
Policia italiane ka arrestuar gjatë një kontrolli në autostradën A14, në afërsi të komunës së Fanos në provincën e Pezaros, shqiptarin A.G, 42 vjeç, në kërkim prej disa muajsh nga forcat e rendit në kuadër të operacionit “Titano”, i cili më 9 qershor 2015 çoi në arrestimin e 29 personave, italianë e shqiptarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, armëbajtje pa leje, para të fallsifikuara , kërcënim e mashtrim.
Operacioni “Titano” i policisë së qytetit të Riminit e San Marinos çoi në sekuestrimin në flagrancë të rreth 23 mijë euro falso e 1 kg heroinë.
U ekzekutuan 29 urdhër arreste e u vunë në hetim 40 persona.
Qëndra e aktivitetit të bandës italo-shqiptare ishte një lokal i njohur në Rimini , pronari i të cilit u arrestua.
Sipas hetimeve shqiptari A.G, sëbashku me disa bashkëkombas të tij ka realizuar kohë më parë, për llogari të aktivitetit të bandës, transportimin e 120 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.
Një ditë pas operacionit “Titano”, policia italiane ka verifikuar se shqiptari A.G është larguar nga Italia drejt Shqipërisë.
Ai është rikthyer në territorin italian vetëm pak ditë më parë.
Arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli në autostradën A14, ndërsa po udhëtonte me një makinë të tipit Audi A4. Sipas policisë italiane kjo makinë është nga më të preferuarat e bandave kriminale me origjinë shqiptare.
Shqiptari A.G është shoqëruar në burgun e Pezaros në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë së Riminit.
Sigal