Arrestohet 41-vjeçari në Shkodër, kalonte jashtë kufirit shqiptar shtetas të huaj

520
Sigal

Një person është arrestuar ditën e sotme nga policia e Shkodrës, pasi ka tentuar të kalojë jashtë kufurit shtetas të huaj.

Mësohet, personi që është arrestuar quhet Gim Lashaj dhe se është 41- vjeç.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.05.2018, nga shërbimet e Kufitare GOL të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gim Lashaj 41 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 28.05.2018 është kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze – Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, me targe AA733GD duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas Pakistanez. . Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.