Arrestohet 40 vjeçari që ngacmoi seksualisht 7 vjeçaren

444
Një 40 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur, tashmë është vënë në pranga. 40-vjeçari në Velipojë është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi kreu veprime të turpshme me një vajzë të mitur. Në prangat e uniformave blu ra shtetasi N. Gjoni, 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me 7-vjeçaren me inicialet A.K. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Pulaj të Velipojës.
Sigal