Arrestohet 40-vjeçari, përplas qëllimisht me makinë një person

480
I vëllai konfliktohet me bashkëfshatarin, 40-vjeçari e përplas qëllimisht me makinë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Cërrik- Belsh. Burime nga policia bëjnë me dije se Arben Kurti pasi ka parë shtetasin K.T., 27 vjeç të ecte në rrugë, i ka dhënë gaz makinës për ta përplasur.
I dëmtuari kishte debatuar me të vëllanë e Arben Kurtit, dhe në shenjë hakmarrje ky i fundit tenton që ta vrasë. Pasi e hedh në rrugë, 40-vjeçari largohet së bashku me automjetin e tij, ndërkohë që 27-vjeçari është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan policinë.
Këta të fundit e dërguan të riun në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit të ngjarjes rëndojnë tre akuza, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ai u arrestua disa orë më vonë nga Policia e Elbasanit.
Sigal