Arrestohet 40-vjeçari në Pogradec, po kalonte në mënyrë të paligjshme disa shtetas të huaj

435
Sigal

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi po kalonte në mënyrë të paligjshme disa shtetas të huaj.

Sipas policisë, 40-vjeçari E.B në këmbim të parave do kalonte 14 shtetas të huaj në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.B, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në fshatin Lin, me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, duke transportuar drejt Kosovës kundrejt shumës 50 Euro për person, 14 shtetas të huaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.