Arrestohet 38 vjeçarja, goditi me gërshërë bashkëjetuesin në Vlorë

433
Një debat me bashkëjetuesin ka çuar një 38-vjeçare nga Vlora drejt një akti ekstrem. Pasditen e djeshme, Kristina Strakosha në debat e sipër ka goditur me gërshërë personin me të cilin bashkëjetonte në lagjen “Lef Sallata”, i cili ka pësuar dëmtime të lehta në trup. 53-vjeçari me inicialet A.P është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 38-vjecaren, e cila akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sigal