Arrestohet 37-vjeçari në Elbasan, kundërshtoi dhe kanosi policët

141

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet S.S., 37 vjeç , banues në Elbasan pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë si dhe i ka kanosur ato.

Arrestimi i tij u bë pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ky shtetas  kishte parkuar mjetin e tij duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera dhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe kanos me fjalë punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët e kishin konstatuar këtë mjet por kanë hasur rezistenc nga drejtuesi i mjetit duke mos ju bindur urdhërit për ta lëvizur mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë po gjatë ditës së sotme në Elbasan, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë për  veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,  shtetasit:

S.H., 24 vjeç,  banues në Librazhd,  E.T., 29 vjeç,  banues në fshatin Gradisht, Belsh, dhe B.Gj., 45 vjeç,  fshatin Gjyral, Cërrik, pasi u kapën nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi.