Arrestohet 34-vjeçari, iu gjetën në banesë 63.5 kg marijuanë

490
Një sasi prej 63.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në Shkodër.

Droga u kap në një banesë në Malësi të Madhe gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Jeran”, ndërsa u arrestua dhe poseduesi i saj Vilson Çuti, 34 vjeç.

“Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuana” informon policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Sigal