Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, shpërndante ‘heroinë të verdhë’

422
Sigal

Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga Policia Italiane pasi iu kapën në makinë gjysmë kilogram, kokainë, të fshehur në pjesën e pasme të sedilies së pasagjerit si edhe 525 gram të heroinës të tipit «broën sugar» si edhe 295 gram të tipit ‘heroinë e verdhë» të fshehura në sende vetjake.

Shqiptari i ndaluar është Erald Gjeçollari, 32 vjeç.

Ajo që është më e frikshme sipas policisë italiane është heroina e verdhë, një lloj droge e cila po gjen përhapje të shpejtë te të rinjtë, e cila është në gjendje të provokojë overdozë, sidomos te të rinjtë që e përdorin për herë të parë.

Gjatë kontrollit të dytë të ushtruar në banesën e Gjeçollarit, Policia gjeti në fundin e dyfishtë të një dollapi, një kile kanabis të përzier me pluhur kafeje për tiu shmangur kontrolleve antidrogë.