Arrestohet 32-vjeçari në Golem, iu sekuestruan 10.4 kg kanabis në banesë

499
Një 32 vjeçar nga fshati Golem i njësisë administrative Rrethina ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Gjon Shkambi u arrestua nga efektivë të sektorit kundër narkotikëve pasi gjatë kontrollit të banesës iu u gjetën dhe u sekuestruan 10.4 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal