Arrestohet 31-vjeçari nga Kruja, i dënuar për trafik armësh e lëndë plasëse

533
Policia e Tiranës ka arrestuar Erald Bamin nga Borizani i Krujës, të shpallur në kërkim për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse.
Gjykata e ka dënuar Bamin me 6 vjet e 8 muaj burg dhe ishte në kërkim nga policia e Fushë Krujës.
Erald Bami është shpallur në kërkim, pas një operacioni të policisë afro një vit më parë të koduar “Detonatori”.
Sigal