Arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër, iu gjetën 100 kubikë ku ishin kultivuar fara kanibisi

478
Sigal

 

Një 26-vjeçar nga Gjirokastra, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se ka tentuar të kultivojë kanabis.

Sipas policisë, 26-vjeçari me inicialet R.R., në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar, u kap në flagrancë me rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidanë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të territorit është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

R.R., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Nga informacionet e marra në rrugë policore se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohen te kultivoheshin kubikë me fara Cannabis Sattiva, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër ushtruan kontroll në këtë vend.

Si rezultat i kontrollit shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë.

U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.