Arrestohet 25-vjeçari, u kap duke goditur me thikë nënën e tij

451
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Patosit, ku një i ri 25 vjeçar është kapur teksa ishte duke goditur me mjete të forta dhe thikë nënë e tij 60 vjeçe.
Policia sqaron se ngjarja ka nodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20 në lagjen “Naftëtari” në Patos, ku u bë edhe arrestimi i Xhuljano Berberit me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.
“Më datën 21.01.2016, ora 05:20, u njoftuam me telefon se në lagjen “Naftetari” Patos,ka një konflikt në një banesë. Menjëherë u organizua puna dhe u ndërhy në këtë banesë , ku u kap në flagrancë shtetasi Xhuljano Berberi, rreth 25 vjeç, i cili ishte duke goditur me sende te forta dhe me një mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen H.B, rreth 60 vjeçe e cila ndodhet në spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë por jashtë rezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal