Arrestohet 25-vjeçari nga Mali, shkonte drejt Francës me dokumenta fallso

439
Policia Kufitare arreston një tjetër shtetas malez i cili do udhëtonte për në Francë nëpërmjet Shqipërisë me dokumenta të falsifikuara.
Në datën 29.11.2015 , Policia Kufitare në Rinas ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Malez:
Diallo Cheick Oumar 25 vjeç, lindur dhe banues në Mali/Bamako u arrestua në flagrancë të dielën për veprën penale« Falsifikimi i pasaportave,Letërnjoftimeve dhe i vizave ».
Policia bën me dije se « shtetasi malez Diallo Cheick Oumar ka paraqitur per kontroll dhe hyrje ne R.SH dokumentin tip Pasaportë Mali Nr.BO7533288 lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i dtl.19.10.1990 , cila në faqen Nr.6 (gjashtë) të saj ka një vizë shqiptare vizë shqiptare lëshuar në Kajro e tipit C lëshuar në datë 07.11.2015 e vlefshme deri në datë 06.02.2016 ».
Pasi dokumentacioni i paraqitur ka krijuar dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre si edhe gjatë një intervistimi të shpejtë, shtetasi i mësipërm jepte përgjigje tepër konfuze në lidhje me motivin e udhëtimit të tij dhe vendet ku do të qëndronte, është kaluar për kontroll fizik në vijën e dytë .
Gjatë kontrollit të tij rezultoi se mbante fshehur në trup në xhepin e xhupit që kishte veshur leje qëndrimi franceze, lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i dtl.19.10.1990 ,lëshuar në datë 08.10.2015 e vlefshme deri në datë 07.04.2016,dhe një kartë identiteti maleze lëshuar në datë 19.03.2015.
Bashkombasi i tij e pajisi me dokumenta fallso për 5.670 dollarë
Në përfundim të veprimeve të para , të gjitha dokumentat e gjetura dhe paraqitur janë kaluar për ekzaminime në Laboratorin e Rinasit ku Pasaporta dhe KI Mali, leja e qëndrimit franceze dhe viza shqiptare kanë rezultuar të falsifikuara.
Shtetasi malez i mësipërm deklaron se nga fillimi i muajit nëntor 2015 është takuar me një tjetër shtetas malez që e identifikon si B.B dhe pasi ka biseduar me të për dokumenta fallso ai i ka thënë se mund t’i bënte dokumentat.
Shtetasi B.B i ka shitur pasaportë Mali,vizë shqiptare dhe një leje qëndrimi franceze fallso për të cilat Diallo ka paguar 5.670 dollarë dhe po ky person i ka prerë edhe biletat dhe pronotimin e hotelit në Serbi Beograd.
Ku në vijim do të vazhdonte udhëtimin me lejen e qëndrimit franceze.
Shtetasi malez Diallo Cheick Oumar është dorëzuar në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në dispozicionin e Prokurorisë.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të metëjshme.
Sigal