Arrestohet 25-vjeçari në Elbasan, futi me dhunë ish të dashurën në makinë

428
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili akuzohet se ka futur me dhunë në makinë ish të dashurën e tij, pa dëshirën e saj, dhe më pas është përfshirë në një aksident. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Tahir Abazi, ka rënë në pranga, pas denoncimit të bërë nga ish e dashura e tij, 17-vjeçarja A.O.

“Policia e Elbasanit arrestoi një 25-vjeçar nga ky qytet pasi ai rezultoi të kishte marrë në makinë jashtë dëshirës së saj, ish-të dashurën e tij 17 vjeçe e cila ndjek Gjimnazin në këtë qytet. Gjatë kohës që i riu po tentonte të udhëtonte së bashku me të jashtë qytetit të Elbasanit, ai është përfshirë në një aksident automobilistik .Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen policia e Elbasanit vuri në pranga shtetasin Tahir Abazin .Ky shtetas sipas burimeve zyrtare gjatë të hënës kishte shkuar me automjetin tip Reno në gjimnazin “Ahmet Dakli” dhe ka marrë pa dëshirën e saj ish-të dashurën 17-vjeçare me inicialet A.O, e cila ka shprehur kundërshtinë e saj .”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal