Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, kapet me 2.7 kg kokainë

421
Një shqiptar është kapur me 2.7 kg kokainë gjatë një kontrolli nga policia në Venecia. I riu shqiptar gjatë kontrollit në Martellago, ishte nervoz dhe gjatë kontrollit iu gjet një çelës i një apartamenti ku i gjet dhe droga. A.H., 21 vjeç ishte denoncuar nga fqinjët për lëvizje të dyshimta dhe kjo bëri që policia ta vënë nën vëzhgim. 21-vjeçari, i cili rezulton me problem me ligjin në Shqipëri pasi ka kryer krime kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje, reagoi me nervozizëm kur policia i kërkoi dokumentet. Ai deklaroi para policisë se nuk kishte shtëpi, por mes sendeve të tij u gjet një çelës i një apartamenti në qendër të Martellago-s ku djali jetonte me qira. Oficerët e policisë pasi gjetën apartamentin e 21-vjeçarit zbuluar në kuzhinë një sasi prej 2.7 kg kokainë. 
Sigal