Arrestohet 21 vjeçari në Fier, me shokun kanosën babë e bir me armë

422
FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 21-vjeçar për kanosje me armë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Flori Dimo ka kanosur babë e bir përkatësisht 46 dhe 17 vjeç, Dimo akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve. 
Mesditën e së shtunës në lagjen Afrim i Ri në bashkëpunim me shokun e tij me inicialet R.N të shpallur në kërkim, kanë kanosur me armë dhe thikë N.S, 46 vjeç dhe E.S, 17 vjeç.
R.N në momentin e konfliktit ka patur edhe një thikë me të cilën ka kërcënuar 17 vjeçarin. Pasi Dimo ka qëlluar me armë shoku i tij tashmë i shpallur në kërkim i ka marrë pistoletën dhe është larguar në drejtim të paditur.Nga kontrolli Flori Dimo ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë fishek pistolete kalibri 7.65 mm,si edhe një sasi prej 1.30 gr lëndë narkotike boçe e dyshuar Cannabis Sativa.
Sigal