Arrestohet 21 vjeçari në Durrës, iu sekuestrua drogë, armë dhe municione luftarake

458
Policia e Durrësit ka arrestuar 21 vjeçarin Muhamed Bibi me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike kanabis sativa dhe heroinë. Arrestimi i tij u bë pas një hetimi dy mujor.
Nga kontrolli që iu krye në lagjen nr.8 në Durrës,iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 600 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva;
• 1 armë zjarri automatik mod-56;
• 1 krëhër automatiku;
• 42 fishekë luftarakë model-56;
• 16 copë kapsolla detonatore dhe 1 fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 55 cm;
• 1.5 gram e dyshuar si lëndë narkotike heroine dhe
• 2 telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Sigal