Arrestohet 20-vjeçari nga Mali, hyri në Shqipëri me vizë të falsifikuar

525
Policia Kufitare ka arrestuar ditën e sotme një tjetër person të huaj për falsifikim dokumentash. I arrestuar është Aboubacar Doumbia 20 vjeç, lindur e banues në Bamako-Mali.
Sipas policisë “20-vjecari nga Mali u ndalua ditën e djeshme 25 nëntor duke hyrë në Shqipëri me një vizë shqiptare të tipit me afat vlefshmërie nga data 17.11.2015-16.02.2016 e lëshuar më datë 11.11.2015 nga Konsullata Shqiptare në qytetin e Kajro-Egjipt e dyshuar si e fallsifikuar.”
Policia ka sekuestruar dokumentat e udhëtimit dhe i ka dërguar në DPSH për ekzaminim të mëtejshem.
Sigal