Arrestohet 18-vjeçari dhe një tjetër shpallet në kërkim, kultivonin bimë narkotike

478
Sigal

Një 18-vjeçar është arrestuar sot nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kultivonin bimë narkotike, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Orenjë. I arrestuari është shtetasi me iniciale E.S., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimi të policisë, bëhet me dije se u procedua në gjendje të lirë dhe kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi P.I, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka sekuestruar rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Njoftimi i policisë Librazhd:

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit të territorit si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në një zonë të pyllëzuar në njësinë Administrative Orenjë, Librazhd dy shtetas kishin kultivuar fara kanabis në kubikë dhe po përgatiteshin për ti kultivuar në tokë, shërbimet e Komisariatit Librazhd ushtruan kontroll, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E.S., 18 vjeç, banues në Tiranë , si dhe u shpall në kërkim edhe një person tjetër si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi P.I, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Vijon puna intensive për kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshm