Arrestohet 17-vjeçari shqiptar, që e bëri hi, kopshtin e fëmijëve

122

Udhëtimi i kosovarit 17-vjeçar të hënën përfundoi papritur në Aeroportin e Dyseldorfit. Pas kthimit nga Kosova, atë e arrestoi në këtë aerport Policia Federale e Gjermanisë, si të dyshuar për vënien e zjarrit në një kopsht fëmijësh në Erkrath, shkruan dpa.de. Zjarrvënia i ngarkohet atij krahas një 17-vjeçari tjetër, transmeton albinfo.ch.

I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarreste, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.

Dy të rinjtë akuzohen se në korrik të vitit 2019 kishin provuar të thyenin një pjesë të rrethojës së kopshtit të fëmijëve duke e goditur atë me një gur kalldrëmi. Pasi që kjo përpjekje u dështoi, ata dyshohet t`u kenë futur  zjarrin disa jastëkve.

Si pasojë e zjarrit, kopshti i fëmijëve ishte shkatërruar pothuaj plotësisht. 17-vjeçari i dytë, sipas të dhënave të hetuesve, e kishte pranuar veprën që në fillim të gushtit,albinfo.ch.