Arrestohet 15 vjeçari, përplasi pasagjerin me rimorkion e zetorit

41
Një 15 vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi ka aksidentuar një bashkëfshatar 13 vjeç teksa drejtonte zetorin.
Arrestimi i shtetasit me inicialet G.S është bërë në flagrancë teksa ai drejtonte mjetin zetor pa targa, me rimorkio të ngarkuar me pleh.
15 vjeçari ka aksidentuar për vdekje shtetasin me inicialet A.I.
I arrestuari është banues në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe dhe gjatë drejtimit të zetorit ka humbur kontrollin e mjetit që ai drejtonte duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit 13 vjeç, banues po në fshatin Dedaj.