Arrëstohen tre shqiptarë për bashkëpunim me mafian italiane

483
Janë katër shqiptarë mes nëntë të arrestuarve nga policia italiane, të përfshirë në një rrjet trafikimi të lëndëve narkotike dhe biznesit të paligjshëm të lojrave të fatit.
Një bashkëpunim i mirfilltë italo-shqiptar, me lidhje të forta me familjen e famshme mafioze “Kazalezi”, që kryente veprimtarinë e saj në zonën e kryeqytetit italian.
Në krye të degës shqiptare, sipas mediave italilane qendronte Arben Zogu, i njohur në vendin fqinj me pseudonimin Rikardino, i cili kishte nën kontroll një prej pikave kyçe të kalimit të lëndëve narkotike.
Ai shoqërohej nga Petrit Bardhi dhe Elvis Demçe, të cilët njihen në rrjetin e botës kriminale me nofkat Titi dhe Çezare, të lidhur gjithashtu me pjestarë të Kamorrës napolitane në të shkuarën.
Në grupin e të arrestuarve është edhe Elis Çoku, i njohur me nofkën Santa Luiza, i cili ishte edhe furnitori kryesor me kokainë nga Spanja, ku vetëm në dërgesën e fundit kishte arritur të siguronte 20 kilogramë për tregtim në Romë.
Sipas prokurorisë italiane, banda e shqiptarëve bashkëpunonte ngushtë me krerët e familjes mafioze romane, Guarnera, dy vëllezërit Sandro dhe Serxho, për të mbajtur nën kontroll biznesin e lojrave të fatit në kryeqytet dhe ruajtjen e interesave në tregun e kokainës.
Sigal