Arrestohen tre persona të dyshuar si vrasës me pagesë, parandalohet krimi në Durrës

406
Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tre personave ditën e sotme që dyshohet se do kryenin një vrasje me pagesë Sipas bluve të qytetit bregdetar, janë arrestuar shtetasit Bruno Shehu, 30 vjeç; Gazmend Dervishi, 37 vjeç dhe Dritan Nikolli, 37 vjeç. Këta persona dyshohet se ishin paguar për të kryer një vrasje në fshatin Manzë.
Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se po hetohet nëse këta persona kanë lidhje apo përfshirje në disa prej vrasjeve të fundit të ndodhura në qytetin bregdetar. Sipas policisë, autorët janë kapur në autostradën Durrës-Tiranë afër Manzës. Mësohet se 2 nga vrasësit janë nga Sukthi dhe një nga Durrës. Një prej të arrestuarve është anëtar i bandës së Ilir Xhakjes, i cili në vitin 2013 vra shefin e komisariatit të Shijakut. Policia ka sekuestruar po ashtu edhe armë zjarri dhe mjetin që do përdornin autorët.
Sigal