Arrestohen tre persona në Pukë, vranë pensionisten në Mal të Zi

507
Policia ka arrestuar tre të rinj të cilët dyshohet se kanë vrarë një pensioniste 67-vjeçare në tentativë për ta grabitur.
Të arrestuarit janë A. P., 16 vjeç, Adrijan Pjetri, 27 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, të tre banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë. 
Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin tjetrin kanë kryer veprën penale të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases S. B., ndodhur në qytetin Ulqin, Mali i Zi, ku mbeti e vdekur Stana Bozoviç.
Nga kryerja e veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës material :
– një kompjuter/tablet i markës Acer,
– një telefon celular model Galaxy S2,
– një orë dore,
– dy unaza floriri,
– një sasi parash Euro, sende që i përkisnin viktimës. 
Sigal