Arrestohen specialistët e Metrologjisë, i morën ryshfet 37-vjeçares

430
Dy specialistë të Metrologjisë janë arrestuar, pasi i kanë marrë rryshfet një 37 vjeçareje. Bëhet fjalë për dy specialistë të Drejtorisë së Metrologjisë në Fier, të cilët kanë rënë në prangat e policisë për “korrupsion pasiv”. Të arrestuarit janë Rudin Faskaj, 53 vjeç dhe Dylber Tarelli, 55 vjeç. Ata në bashkepunim me njeri-tjetrin i morën ryshfet 55000 lekë shtetases 37-vjeçare me inicialet R.M., kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktive të aparatit të peshmatjes të cilin kjo shtetase e përdorte në biznesin e saj të liçensuar për shit-blerje skrapi.
Sigal